Turqia

Turqi, vazhdon fikja e zjarreve në Manavgat

Ekipet janë duke dhënë përpjekje të madhe për të kontrolluar zjarrin pyjor i cili shpërtheu më 28 korrik në këtë rreth

Süleyman Elçin  | 03.08.2021 - Përdıtësım : 04.08.2021
Turqi, vazhdon fikja e zjarreve në Manavgat ( Mustafa Çiftçi - Anadolu Agency )

Antalya

Në rrjedhë janë aksionet e fikjes së zjarreve pyjore prej ajri dhe toke në rrethin Manavgat të provincës turke Antalya, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipet janë duke dhënë përpjekje të madhe për të kontrolluar zjarrin pyjor i cili shpërtheu më 28 korrik në këtë rreth.

Gjatë natës ekipet vazhduan punimet për fikjen e zjarrit nëpërmjet cisternave dhe automjeteve zjarrfikëse. Ndërkohë, edhe nga ajri vazhdon intervenimi.

Zjarret pyjore gjithashtu ndikuan edhe te kafshët e egra.

Një punonjës i komunës, Yusuf Aydın, i cili merr pjesë në punimet e fikjes, tha se kafshë si kameleoni, lepuri dhe breshka janë larguar nga pylli.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın