Turqia

Turqi, lirohen nga karantina 42 të evakuuarit nga Kina, pëfshirë shtetasen shqiptare

Nuk është detektuar koronavirusi te 42 personat e evakkuar nga qyteti Wuhan, përfshirë shtetasen shqiptare, tha ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca

Duygu Yener,Ferdi Türkten,Barış Gündoğan,Yıldız Aktaş   | 14.02.2020
Turqi, lirohen nga karantina 42 të evakuuarit nga Kina, pëfshirë shtetasen shqiptare

Ankara

Ministri turk i shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi se 42 personat e evakuuar nga qyteti Wuhan në Kinë i prekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) janë liruar nga karantina dhe do të vazhdojnë jetët e tyre normale dhe se nuk është më i nevojshëm monitorimi i tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Koca realizoi vizitë në spitalin Zekai Tahir Burak në Ankara ku u trajtuan 42 qytetarët, përfshirë edhe shtetasen shqiptare, të cilët u evakuuan nga qyteti Wuhan në fillim të këtij muaji dhe për të cilët ka përfunduar periudha e vëzhgimit.

Në një deklaratë pas vizitës, ministri turk ka vënë në dukje se sot është dita e 14-të e karantinës për këto persona dhe se në kuadër të propozimeve të bordit shkencor, janë marrë mostrat një herë në çdo tri ditë, ku bashkë me rezultatin e dalë sot për mostrën e fundit të marrë dje, te të evakuuarit nuk janë detektuar shenja të sëmundjes.

"Për rezultatet e të gjitha examinimeve janë përdorur ‘paketat vendase të diagnostikimit‘ dhe mund të them lirisht se nuk ka ndonjë rast të koronavirusit", theksoi Koca.

Në mesin e 42 personave ndodhen gjashtë shtetas të Azerbajxhanit, tre të Gjerorgjisë dhe një shtetase e Shqipërisë, rikujtoi ministri Koca, duke shtuar se është takuar me të gjithë veç e veç.

"Kanë treguar durim gjatë këtij procesi, edhe për shëndetin e tyre, por edhe për shëndetin e qytetarëve tanë, duke kaluar një periudhë karantine për 14 ditë", shtoi Koca.

"Nga këtu dua të shpreh falenderimet për punonjësit tanë, personelin shëndetësor dhe ata që kanë shërbyer. Ky proces 14-ditor ka përfunduar, ata pas kësaj do të vazhojnë jetët e tyre normale. Nuk ka nevojë që të bëjmë ndonjë monitorim. Bordi shkencor nuk ka ndonjë propozim në këtë drejtim. Shtetasit nga Azerbajxhani, Gjeorgjia dhe Shqipëria për shkak se i kanë nesër rezervimet e avionëve, u shprehën se duan të qëndrojnë edhe një ditë. Pra, do të kemi si mysafirë edhe për një ditë vëllezërit dhe motrat tona", tha Koca, duke bërë të ditur se personat nën krarantinë kanë mbetur shumë të kënaqur.

Ndaj një pyetjeje lidhur me 'paketën vendase të prodhuar për diagnostikimin e koronavirusit', Koca tha se kjo paketë është zhvilluar në kuadrin e të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

"Deri më tani, diagnostikimet tona zgjatnin nga katër deri në 24 orë, por me këtë paketë mund të arrihet rezultati nga 90 deri në 120 minuta...Kjo paketë është e rëndësishme sepse redukton kohën e pritjes të të sëmurëve dhe me diagnostikimin e hershëm mundëson fillimin sa më të shpejtë të trajtimit", theksoi ministri turk.

Duke njoftuar se këtë paketë diagnostikimi kanë filluar ta përdorin që nga enjtja e kaluar dhe se rezultatet e dy personave të fundit që ndodheshin në krarantinë i kanë punuar me këtë paketë të shpejtë, Koca tha se "paketa vendase e diagnostikimit ka një normë saktësie 99,6 për qind, pothuajse 100 për qind".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın