Turqia, Sport, aktualiteti-sportiv, archive

Sacha Modolo, fituesi i etapës së 5-të i Garës së 51-të Presidenciale të Çiklizmit në Turqi

Modolo, fituesi i etapës Muğla-Pamukkale : "Pas një kohe të gjatë realizova finishin e dëshiruar"

30.04.2015 - Përdıtësım : 30.04.2015
Sacha Modolo, fituesi i etapës së 5-të i Garës së 51-të Presidenciale të Çiklizmit në Turqi

DENİZLİ (AA) - Sportisti italian, Sacha Modolo i ekipit Lampre-Merida i cili fitoi etapën e 5-të të Garës së 51-të Presidenciale të Çiklizmit në Turqi ka deklaruar se "Pas një kohe të gjatë realizova finishin e dëshiruar", raporton Anadolu Agency (AA).

Modolo fituesi i etapës Muğla-Pamukkale, në një konferencë për shtyp pas garës tha se është shumë i lumtur që doli i pari në finishin ku u përjetua një përpjekje e madhe.

Çiklisti italin i cili tërheq vëmendjen se për herë të fundit ka fituar etapën në muajin janar në Argjentinë, u shpreh se: "Pas një kohe të gjatë realizova finishin e dëshiruar. Në kilometrat e fundit ndodhesha pak mbrapa, por i ndjeva të forta këmbët e mia dhe vazhdova në sulm. Duke mos ia falur vetes finishin që humba ditën e djeshme sot thyeva shansin e keq".

Modolo duke u shprehur se dëshiron të arrijë sukses në garën Presidenciale të Çiklizmit në Turqi theksoi se: "Fitorja e etapës së sotme më risolli besimin para garës së çiklizmit të Italisë që e dëshiroj shumë. Sepse ishte një udhë e vështirë. Gjatë gjithë etapës kishte ngjitje të vështira. Fitorja e kësaj gare më dha krenari. Gjithashtu synoj edhe fitore në etapat që kanë mbetur. Ndërsa në programin tim kam garat e Italisë dhe të Zvicrës, kësaj mund ti bashkohet edhe ajo e Francës. Por pas garave në Turqi mendoj të pushoj pak".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın