Presidenti Erdogan pret në Stamboll kryeministrin hungarez, Orban
Kryeministri hungarez ndodhet në Stamboll për takimin e 7-të të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë Turqi-Hungari
Stamboll
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan priti sot në Stamboll kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, raporton Anadolu.
Erdogan e priti Orbanin me një ceremoni zyrtare në Zyrën e Punës në Dolmabahçe.
Kryeministri hungarez ndodhet në Stamboll për takimin e 7-të të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë Turqi-Hungari.
Pas ceremonisë, udhëheqësit patën një bisedë të shkurtër. Para fillimit të takimit, Erdogan ia prezantoi delegacionin e tij Orbanit.
Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan ishte gjithashtu i pranishëm kur Erdogan priti Orbanin.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
