Presidentja Osmani priti homologun hungarez, Tamas Sulyok
“Mbështetja e Hungarisë për heqjen e masave të padrejta të Bashkimit Evropian është thelbësore”, tha presidentja Osmani.
Prishtinë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në vizitë pune në Prishtinë Presidentin e Hungarisë, Tamas Sulyok, raporton Anadolu.
Presidentja Osmani pas pritjes zyrtare në Presidencë ka thënë se në takim me homologun hungarez ka shprehur synimin që bashkëpunimi mes dy vendeve të rritet në çdo drejtim.
“Në takimin bilateral me Presidentin Sulyok përsërita se mbështetja e Hungarisë për heqjen e masave të padrejta të Bashkimit Evropian është thelbësore. Integrimi euro-atlantik i vendit tonë është në dobi të të gjithë qytetarëve tanë, të rajonit dhe të gjithë kontinentit evropian”, theksoi Osmani.
Osmani ishte e shoqëruar në këtë takim nga zotëria i parë Prindon Sadriu, ndërsa presidenti hungarez Sulyok ishte i shoqëruar nga zonja e parë Zsuzsanna Nagy.
