Presidenti Erdoğan pret me ceremoni zyrtare homologun e tij nga Kazakistani, Kassym-Jomart Tokayev
Erdogan dhe Tokayev zhvilluan bisedime dypalëshe dhe më pas kryesojnë takimin e pestë të Këshillit Strategjik të Nivelit të Lartë midis Turqisë dhe Kazakistanit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, priti me një ceremoni zyrtare presidentin e Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, i cili viziton Turqinë, raporton Anadolu.
Automjeti zyrtar i presidentit Tokayev u prit në bulevardin përpara kompleksit presidencial në Ankara nga kalorësit të cilët e shoqëruan automjetin deri në derën e protokollit.
Presidenti Erdoğan e priti presidentin në derën e hyrjes kryesore të kompleksit presidencial. Pas pozicionimit të presidentit Erdoğan dhe presidentit Tokayev në foltoren ceremoniale, u intonuan himnet kombëtare të të dy vendeve.
Presidenti kazak përshëndeti trupën ceremoniale me shprehjen "Merhaba asker" (Përshëndetje ushtar). Në ceremoni ishin të pranishëm flamuj dhe ushtarë që përfaqësojnë themelimin e 16 shteteve turke të formuara në histori, ndërsa u bënë 21 të shtëna me top.
Erdoğan dhe Tokayev pozuan për gazetarët para flamujve të dy vendeve.
Erdogan dhe Tokayev zhvilluan bisedime dypalëshe dhe më pas do të kryesojnë takimin e pestë të Këshillit Strategjik të Nivelit të Lartë midis Turqisë dhe Kazakistanit.
Pas takimit, presidenti Erdoğan dhe Tokayev do të marrin pjesë në një ceremoni nënshkrimi të marrëveshjeve dhe në një konferencë të përbashkët për shtyp. Erdoğan do të shtrojë një darkë zyrtare në nder të Tokayevit dhe do t'i dorëzojë atij Urdhrin e Republikës së Turqisë.
Në ceremoni ishin të pranishëm edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, Ministri i Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike Murat Kurum, Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Alparslan Bayraktar, Ministri i Kulturës dhe Turizmit Mehmet Nuri Ersoy, Ministri i Arsimit Kombëtar Yusuf Tekin, Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Yaşar Güler, Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mehmet Fatih Kacır, Ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë İbrahim Yumaklı, Ministri i Tregtisë Ömer Bolat, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Abdulkadir Uraloğlu, Drejtori i Komunikimit i Presidencës Burhanettin Duran, Shefi i Kabinetit të Presidencës Hasan Doğan, Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës Hakkı Susmaz, Shefi i Industrive të Mbrojtjes i Presidencës Haluk Görgün, Kryekëshilltari i Presidentit për Politikë të Jashtme dhe Siguri Akif Çağatay Kılıç, Shefi i Zyrës së Financave të Presidencës Burak Dağlıoğlu dhe Guvernatori i Ankarasë Vasip Şahin.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.