PKK përdori metodën e ekzekutimit për të fshehur vdekjen e Ali Haydar Kaytan
Terroristi Ali Haydar Kaytan me emrin e koduar "Fuat" një nga themeluesit e PKK/KCK është në mesin e terroristëve të neutralizuar në operacionin e ndërmarrë në veri të Irakut nga MIT dhe TSK

Ankara
Terroristi Ali Haydar Kaytan me emrin e koduar "Fuat" një nga themeluesit e PKK/KCK është në mesin e terroristëve të neutralizuar në operacionin e ndërmarrë në veri të Irakut nga Agjencia Kombëtare e Inteligjencës së Turqisë (MIT) dhe Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK), raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga burimet e sigurisë, mësohet se një nga operacionet më të gjata në luftën kundër terrorizmit është kryer për të neutralizuar Kaytan, të cilin kreu i PKK-së Abdullah Öcalan e ka cilësuar si "personi që do t'i kalojë fjala në organizatë pas tij".
MIT zhvilloi punime inteligjente në shumë drejtime lidhur me Kaytan, të ashtuquajturin anëtar i Këshillit Ekzekutiv të KCK i cili me frikën e ndonjë operacioni ndërronte shpesh vendin. Në këtë kuadër duke përfshirë edhe mjetet ajrore pa pilot, nga terreni u mblodhën informacione të ndryshme inteligjente. Si rezultat i një pune afatgjate MIT dhe TSK realizuan një operacion të përbashkët në veri të Irakut.
Me punimet inteligjente që MIT kreu në terren pas operacionit, u përcaktua saktësisht se në mesin e terroristëve të neutralizuar ndodhej edhe Ali Haydar Kaytan.
- Ekzekutohen anëtarët e PKK-së që varrosën trupin
Gjithashtu janë zbuluar edhe ngjarjet që ndodhën pas operacionit për neutralizimin e Kaytan-it.
Vdekja e Ali Haydar Kaytan, një nga krerët e organizatës terroriste u fsheh me qëllimin për të parandaluar largimet nga PKK dhe për të mbajtur të lartë moralin e terroristëve.
Morti i terroristit Kaytan u varros në një vend që dihet vetëm nga stafi i nivelit të lartë dhe anëtarët e PKK-së që kryen procesin e varrosjes së trupit u ekzekutuan.
Është konstatuar se Kaytan përzgjidhte terroristët që do të kryenin akte kamikaze me bomba në emër të organizatës terroriste PKK dhe se ai kishte dhënë urdhrin për sulmet e kryera në vitin 2016 në Merasim Sokak dhe Güvenpark në Ankara.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.