Turqia

Ministri turk i Mbrojtjes priti kryeministrin britanik

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ndodhet në një vizitë zyrtare në Ankara me ftesë të presidentit Recep Tayyip Erdogan

Utku Şimşek  | 27.10.2025 - Përdıtësım : 27.10.2025
Ministri turk i Mbrojtjes priti kryeministrin britanik Foto: Cem Genco/AA

Ankara

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Yasar Guler, priti kryeministrin britanik, Keir Starmer, i cili po viziton Turqinë, transmeton Anadolu.

Ministri Guler priti kryeministrin britanik Starmer, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Ankara me ftesë të presidentit Recep Tayyip Erdogan, u takuan në Komandën e Fushës Ajrore Murted.

Së bashku me Starmer ishin edhe sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, dhe komandanti i Forcave Ajrore Britanike, Gjenerali Harv Smyth.

Mësohet se kryeministri britanik, Starmer, do ta informojë Presidentin Erdogan mbi statusin e negociatave midis Turqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në lidhje me blerjen e avionit luftarak Eurofighter Typhoon.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın