Gjatë vitit 2025 në Turqi lindën 889.598 foshnje
Në Turqi, gjatë vitit 2025 lindën 889.598 foshnje, ndërsa emri më i popullarizuar që u përdor për vajzat ishte Alya ndërsa emri më i popullarizuar për djemtë ishte Alparslan
Ankara
MUHAMMED NURI ERDOGAN
Në Turqi, gjatë vitit 2025 lindën 889.598 foshnje, ndërsa emri më i popullarizuar që u përdor për vajzat ishte Alya ndërsa emri më i popullarizuar për djemtë ishte Alparslan, transmeton Anadolu.
Sipas informacionit që gazetari i AA-së ka marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Çështjeve të Popullsisë dhe Shtetësisë e Ministrisë së Brendshme, në vitin 2025 në Turqi lindën gjithsej 889.598 foshnje, 456.932 prej të cilëve djem dhe 432.666 ishin vajza.
Ashtu si në vitin 2024, Alparslan ishte emri më i popullarizuar për emërimin e djemve gjatë gjithë vitit 2025 kur 7.651 djem u emëruan me emrin Alparslan.
Pas Alparslan, emri më i popullarizuar për djemtë ishte Goktug, i përdorur tek 6.109 foshnje dhe emri Metehan me të cilin u emëruan 5.492 foshnje.
Këta emra u pasuan nga Yusuf me 4.708, Kerem me 4.154, Miran me 3.877 dhe Omer Asaf me 3.792. Përveç këtyre, Atlas dhe Omer ishin gjithashtu ndër emrat më të preferuar për djemtë.
- Në vitin 2025 preferenca për emrin Defne ra në vendin e dytë
Në vitin 2025, vendi i parë në listë për emrat e vajzave ndryshoi. Emri Defne, i cili ishte emri më i preferuar për vajzat në vitin 2024, u zëvendësua nga Alya në vitin 2025.
Gjatë gjithë vitit, 8.953 vajza u quajtën Alya, e ndjekur nga Defne me 7.873 foshnje dhe Gokçe me 7.692 foshnje.
Emra të tjerë emrat më të preferuar për vajzat ishin përkatësisht Zeynep (6.338), Asel (5.977), Umay (5.728) dhe Asya (5.165).
Elisa, Inci, Duru dhe Elif ishin gjithashtu ndër emrat më të popullarizuar për foshnjet vajza.
