Turqia

Erdogan niset për vizitë në Turkmenistan për Forumin Ndërkombëtar të Paqes dhe Sigurisë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan u nis për në Turkmenistan për të marrë pjesë në "Forumin Ndërkombëtar për Paqen dhe Sigurinë"

Fatih Gökbulut  | 11.12.2025 - Përdıtësım : 11.12.2025
Erdogan niset për vizitë në Turkmenistan për Forumin Ndërkombëtar të Paqes dhe Sigurisë

Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan u nis për në Turkmenistan për të marrë pjesë në "Forumin Ndërkombëtar për Paqen dhe Sigurinë", raporton Anadolu.

Erdogan u përcoll në aeroportin "Esenboga" nga zëvendëspresidenti Cevdet Yilmaz, guvernatori i Ankarasë Vasip Sahin dhe zyrtarë të tjerë.

Presidentin Erdogan e shoqëron bashkëshortja e tij Emine Erdogan, ministri i Jashtëm Hakan Fidan, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Alparslan Bayraktar, drejtori i Komunikimeve Presidenciale, Burhanettin Duran dhe kryetari i Këshillit të Pleqve të Organizatës së Shteteve Turke, Binali Yildirim.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın