Bota

Presidenti Erdogan takohet me presidentin e Turkmenistanit

Pas forumit, presidenti Erdogan zhvilloi në hotelin ku qëndron, një takim bilateral me presidentin turkmen Berdimuhamedov

Zafer Fatih Beyaz  | 12.12.2025 - Përdıtësım : 12.12.2025
Presidenti Erdogan takohet me presidentin e Turkmenistanit

Ashkabat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan u takua me presidentin e Turkmenistanit, Serdar Berdimuhamedov, raporton Anadolu.

Erdogan, i cili ndodhet në Ashgabat, kryeqytetin e Turkmenistanit, për të marrë pjesë në "Forumin Ndërkombëtar për Paqen dhe Besimin", të organizuar për të shënuar 30-vjetorin e statusit të neutralitetit të përhershëm të Turkmenistanit dhe shpalljen e vitit 2025 si "Viti Ndërkombëtar i Paqes dhe Besimit" nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB), po vazhdon kontaktet e tij në margjinat e forumit.

Pas forumit, presidenti Erdogan zhvilloi në hotelin ku qëndron, një takim bilateral me presidentin turkmen Berdimuhamedov.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.