Turqia

Erdoğan niset për në Samitin e Jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam-Ligës Arabe në Katar

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan u nis për në Katar për të marrë pjesë në Samitin e Jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam dhe Ligës Arabe

Koray Taşdemir  | 15.09.2025 - Përdıtësım : 15.09.2025
Erdoğan niset për në Samitin e Jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam-Ligës Arabe në Katar

Stamboll

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan u nis për në Katar për të marrë pjesë në Samitin e Jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam dhe Ligës Arabe, raporton Anadolu.

Presidenti Erdoğan u nis drejt Katarit me avionin e tij nga aeroporti Atatürk i Stambollit.

Erdoğan u përcoll në aeroport nga zëvendëspresidenti Cevdet Yılmaz, guvernatori i Stambollit Davut Gül, kryetari i Partisë AK për Stambollin, Abdullah Özdemir dhe personalitete të tjera.

Presidenti Erdoğan shoqërohet nga bashkëshortja e tij Emine Erdoğan, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MİT), İbrahim Kalın, kryekëshiulltari i Presidentit për Politikë të Jashtme dhe Siguri Akif Çağatay Kılıç, drejtori i Komunikimit Presidencial Burhanettin Duran dhe zëvendëskryetari i Partisë AK dhe shefi i Politikave Shëndetësore, prof. dr. Halit Yerebakan.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın