Turqia

Erdoğan niset drejt Egjiptit për të marrë pjesë në Samitin e paqes për armëpushimin në Gaza

Është planifikuar që presidenti Erdoğan të mbajë një fjalim në samit dhe të zhvillojë konsultime me udhëheqësit e vendeve pjesëmarrëse

Merve Yıldızalp Yormaz  | 13.10.2025 - Përdıtësım : 13.10.2025
Erdoğan niset drejt Egjiptit për të marrë pjesë në Samitin e paqes për armëpushimin në Gaza

Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan udhëtoi për në Egjipt për të marrë pjesë në Samitin e paqes në Sharm el-Sheikh, transmeton Anadolu.

Erdoğani u përcoll në aeroportin Esenboğa nga zëvendëspresidenti Cevdet Yılmaz, sekretari i përgjithshëm i Presidencës Hakkı Susmaz dhe guvernatori i Ankarasë Vasip Şahin.

Gjithashtu për në Egjipt bashkë me presidentin Erdoğan udhëtuan edhe ministri i Jashtëm Hakan Fidan, kreu i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT) İbrahim Kalın, drejtori i Komunikimeve Presidenciale Burhanettin Duran dhe këshilltari kryesor i presidentit për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Akif Çağatay Kılıç.

Erdoğan do të marrë pjesë në Samitin e paqes në Sharm el-Sheikh, një takim për të diskutuar marrëveshjen e armëpushimit të arritur në Gaza, me ftesë të presidentit egjiptian Abdel Fattah el-Sisi dhe presidentit të SHBA-së Donald Trump.

Është planifikuar që presidenti Erdoğan të mbajë një fjalim në samit dhe të zhvillojë konsultime me udhëheqësit e vendeve pjesëmarrëse.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.