BALLKANI

Presidentja Osmani takoi homologen sllovene Nataša Pirc Musar

Gjatë takimit, u diskutua për marrëdhëniet të cilat u konsideruan të shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë.

Agim Sulaj  | 13.10.2025 - Përdıtësım : 13.10.2025
Presidentja Osmani takoi homologen sllovene Nataša Pirc Musar Foto: Zyra e Presidentes

Prishtinë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur në një takim zyrtar nga Presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, gjatë vizitës së saj njëditore në Lubjanë, transmeton Anadolu.

Siç njofton Zyra e Presidentes, gjatë takimit, u diskutua për marrëdhëniet të cilat u konsideruan të shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët, me theks të veçantë në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.

“Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj vendit tonë dhe për kontributin e saj në forcimin e paqes dhe sigurisë në rajon”, njofton Zyra e Presidentes.

Po ashtu, Osmani ka shkruar në platformën amerikane X pas takimit se "Populli i Kosovës është thellësisht mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të Sllovenisë për të ardhmen euroatlantike të vendit tonë".

Osmani po qëndron në Slloveni për të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Lubjanë. Ajo gjithashtu do të marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar për nder të sesionit të Asamblesë Parlamentare nga Kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Urška Klakočar Zupančič.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın