Turqia, Jamal Khashoggi

Çavuşoğlu: Komentet saudite mbi Khashoggin "të pakënaqshme"

"Dua të them se unë konstatoj disa shpjegime (të zyrës së kryeprokurorit saudit) të pakënaqshme", tha Çavuşoğlu, duke shtuar se "Ne hapat e marra i konsiderojmë pozitive, por jo adekuate"

Süleyman Elçin  | 15.11.2018 - Përdıtësım : 15.11.2018
Çavuşoğlu: Komentet saudite mbi Khashoggin "të pakënaqshme"

Antalya

ANKARA (AA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar se vendi i tij është "i pakënaqur” nga deklaratat e zyrës së kryeprokurorit të Arabisë Saudite mbi vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, raporton Anadolu Agency (AA).

“Dua të them se unë konstatoj disa shpjegime (të zyrës së kryeprokurorit saudit) të pakënaqshme”, tha Çavuşoğlu në një konferencë të mbajtur në qytetin turistik Alanya të Mesdheut në provincën jugore Antalya.

“Ne hapat e marra i konsiderojmë pozitive, por jo adekuate”, shtoi Çavuşoğlu.

Komentet e kryediplomatit turk vijnë pak pasi zyra e kryeprokurorit të Arabisë Saudite njoftoi se kishte akuzuar 11 nga 21 të dyshuar në lidhje me vrasjen e Khashoggit.

Çavuşoğlu u kërkoi autoriteteve saudite të zbulojnë instruktorët pas vrasjes së Khashoggit në mënyrë që të mbyllë procesin e çështjes së gazetarit saudit.

Ai po ashtu pohoi se pyetja kryesore, e cila mbetet pa përgjigje, është ajo se ku është trupi i Khashoggit, duke shtuar se, “Deri më tani nuk ka përgjigje për këtë pyetje”. Ai theksoi se Turqia do të vazhdojë ta ndjekë nga afër këtë çështje.

Në një konferencë për media të mbajtur në kryeqytetin saudit Riad, kryeprokurori njoftoi synimin e tij për të kërkuar dënimin me vdekje ndaj cilit do që është shpallur fajtor për urdhërimin dhe kryerjen e vrasjes së gazetarit.

Zyra e kryeprokurorisë po ashtu tha se ishte në pritje të përgjigjes së Turqisë ndaj kërkesës së saj për dëshmi dhe regjistrime të zërit të krimit.

Gazetari dhe kolumnisti i gazetës “The Washington Post”, Jamal Khashoggi u zhduk më 2 tetor pasi hyri në kompleksin e Konsullatës Saudite në Stamboll.

Pas disa javëve të mohimit të përfshirjes në krim, Arabia Saudite më vonë pohoi se Khashoggi ishte vrarë brenda konsullatës, por pohoi se familja mbretërore saudite nuk kishte njohuri paraprake për ndonjë komplot për vrasjen e gazetarit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın