Turqia, Lajme institucionesh, archive, archive

Anadolu Agency rrit bashkëpunimin me agjencinë e lajmeve AzerTac

Gjatë takimit u ra dakord për të bërë edhe më aktive faqen e internetit të Unionit të Agjencive të Lajmeve të Gjuhës Turke dhe në trajnimin e punonjësve të AzerTac në AA.

20.05.2015
Anadolu Agency rrit bashkëpunimin me agjencinë e lajmeve AzerTac

BAKU (AA) - Mes Anadolu Agency (AA) dhe agjencisë shtetërore të lajmeve të Azerbajxhanit (AzerTac) u arrit konsensusi për të bërë edhe më aktive faqen e internetit të Unionit të Agjencive të Lajmeve të Gjuhës Turke dhe në trajnimin e punonjësve të AzerTAc në AA, raporton Anadolu Agency (AA).

Zv. Drejtori i përgjithshëm i AA-së, Metin Mutanoğlu i ndodhur në Baku për të marrë pjesë në Forumin e 3-të të Dialogut Ndërkulturor, duke vizituar Qendrën e Përgjithshme të AzerTac ai u takua me Aslan Aslanov, drejtorin e përgjithshëm të AzerTac.

Mutanoğlu, duke cituar thëniet e ish-presidentit Hajdar Alijev "dy shtete, një komb" ai theksoi se institucioni vëlla në rajon ka një rëndësi të veçantë për AA-në. Ai ka njoftuar më tej se do të rrisin edhe më tej marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me AzerTac dhe u shpreh se "AzerTac, në këtë rajon në fushën e saj është në një nivel shumë të mirë. Duam të përfitojmë nga përvojat e juaja".

Mutanoğlu, më tej ka shpjeguar zhvillimet e fundit dhe kontaktet e kryera me agjencitë botërore të AA-së dhe ka ftuar në Turqi Aslanov.

Ndërsa Aslanov ka pohuar se ka shumë shtete turqishtfolëse, por mes këtyre Turqia dhe Azerbajxhani janë më të afërtat me njeri- tjetrin dhe se janë dy vende vëllezër të një gjaku.

Aslanov i cili ka theksuar më tej se AA ka një histori rrënjësore dhe një përvojë të madhe në fushën e informacionit, lajmeve në tërësi, është një agjenci e hapur për botën, ndërsa AzerTac ka punuar me mundësi të kufizuara në periudhën e Bashkimit Sovjetik ai tha se "Përvoja dhe tradita në informacionin e lajmeve të AA-së për ne është në cilësinë e një shkolle".

Aslanov, i cili ka theksuar më tej se edhe ata në shumë çështje në fushën e informacionit të lajmeve janë në një nivel të mirë ai ka shprehur se "Nuk hezitoj ta shpreh këtë, përkundrazi ndjehem krenar. Ne kemi nevojë të bashkëpunojmë me AA-në, sepse AA disa të reja në botë i njeh më mirë se ne. Ne kemi nevojë gjithmonë që të mësojmë diçka nga ju".

Gjatë takimit u ra dakord për të bërë edhe më aktive faqen e internetit të Unionit të Agjencive të Lajmeve të Gjuhës Turke dhe në trajnimin e punonjësve të AzerTac në AA.

 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın