Turqia

Akuzat për terrorizëm mund të rezultojnë me burg të perjetshëm për lideren e HDP-së

Bashkëkryetarja e Partisë Demokratike të Popujve (HDP) Figen Yüksekdağ, akuzohet për rrezikim të unitetit dhe integritetit territorial të shtetit dhe përhapje të propagandës terroriste

Hatice Kesgin  | 12.01.2017 - Përdıtësım : 13.01.2017
Akuzat për terrorizëm mund të rezultojnë me burg të perjetshëm për lideren e HDP-së

Van

VAN (AA) – Prokurorët e Turqisë kërkojnë burg të përjetshëm për bashkëkryetaren e Partisë Demokratike të Popujve (HDP) Figen Yüksekdağ, me akuzat për rrezikim të unitetit dhe integritetit territorial të shtetit dhe përhapje të propagandës terroriste, raporton Anadolu Agency (AA).

Burime nga gjyqësori të cilat kanë kërkuar të mbeten anonime, thanë se gjykata ka pranuar të enjen një aktakuzë të përgatitur nga zyra e prokurorit të provincës Van në të cilën kërkohet burg i përjetshëm për Yüksekdağ.

Në aktakuzë, Yüksekdağ akuzohet edhe për përkrahje të një deklarate të shpallur për “pushtet autonom” në Van. 

Nëntorin e kaluar në një aktakuzë tjetër të përpiluar nga prokuroria e Vanit, Yüksekdağ akuzohet për veprën “pjesëtare në organizatë të armatosur”, si rrjedhojë e fjalimit të saj gjatë një fushate në tetor të vitit 2015, në të cilën terroristët e vrarë të PKK-së, ajo i quajti dëshmorë.

Nëntorin e kaluar, autoritetet arrestuan 13 deputetë të HDP-së, 10 nga të cilët, përfshirë bashkëkryetarët Selahattin Demirtas dhe Figen Yüksekdağ, mbeten në paraburgim në pritje të procesit gjyqësor me akuza për terrorizëm.

Qeveria e Turqisë akuzon HDP-në se ka lidhje me PKK-në e cila është në listën e organizatave terroriste në Turqi, BE dhe SHBA.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın