Kulturë, BALLKANI

KFOR-i Turk organizoi manifestim me rastin e 19 Majit

Më shumë se 700 nxënës nga rajone të ndryshme të vendit morën pjesë në manifestimin e mbajtur në kazermën “Sulltan Murati” në Prizren, ku ndodhet Delegacioni Përfaqësues i Turqisë në Kosovës

Agim Sulaj, Eren Beksaç  | 19.05.2025 - Përdıtësım : 19.05.2025
KFOR-i Turk organizoi manifestim me rastin e 19 Majit Foto: Eren Beksaç/AA

Prizren

Forcat Turke në kuadër të Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), organizuan një manifestim në qytetin e Prizrenit, me rastin e 19 Majit, Dita e Përkujtimit të Ataturkut dhe Dita e Rinisë dhe Sportit, raporton Anadolu.

Përfaqësues të institucioneve turke që shërbejnë në Kosovë dhe më shumë se 700 nxënës nga rajone të ndryshme të vendit morën pjesë në manifestimin e mbajtur në kazermën “Sulltan Murati” në Prizren, ku ndodhet Delegacioni Përfaqësues i Turqisë në Kosovës.

Nxënësit u shprehën se kaluan shumë bukur në garat sportive dhe në koncertin e bendit të Komandës së Forcave Ajrore të Turqisë, të zhvilluar në kuadër të aktivitetit.

Nxënësve të suksesshëm në garat sportive u dhuruan nga të ftuarit kupa dhe medalje.

Nga ana tjetër, Shoqata e Kulturës dhe Arteve Turke “Filizler Atatürkçü” festoi me entuziazëm 19 Majin me një koncert vallëzimi popullor të mbajtur në sheshin historik “Shadërvan” në qendër të Prizrenit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın