Aeroporti i Stambollit u regjistrua si aeroporti më i ngarkuar në Evropë
Organizata Evropiane për Sigurinë e Navigimit Ajror (EUROCONTROL) ka publikuar "Raportin e Aviacionit Evropian" për periudhën 29 shtator deri më 5 tetor

Stamboll
Aeroporti i Stambollit u regjistrua si aeroporti më i ngarkuar në Evropë, duke realizuar mesatarisht 1.580 fluturime ditore midis 29 shtatorit dhe 5 tetorit, transmeton Anadolu.
Organizata Evropiane për Sigurinë e Navigimit Ajror (EUROCONTROL) ka publikuar "Raportin e Aviacionit Evropian" për periudhën 29 shtator deri më 5 tetor.
Sipas raportit, Aeroporti i Stambollit u rendit i pari midis aeroporteve më të ngarkuara të Evropës me një mesatare prej 1.580 fluturimesh ditore gjatë kësaj periudhe.
Pas Aeroportit të Stambollit në listë ishin Amsterdami me 1.398 fluturime ditore, Frankfurti me 1.393 fluturime, Aeroporti "Charles De Gaulle" i Parisit me 1.358 fluturime dhe Aeroporti "Heathrow" i Londrës me 1.338 fluturime.
Aeroporti i Antalyas, me 968 fluturime ditore, u rendit i 9-ti si aeroporti më i ngarkuar në Evropë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.