“Koronavirusi i Kinës nuk paraqet ndonjë kërcënim të mundshëm për Turqinë”
Duke folur në panelin editorial të AA-së në Ankara, Koca theksoi se autoritetet turke do të izolojnë pacientët e ekspozuar ndaj sëmundjes që mbërrijnë në Turqi nga Kina

Ankara
Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca ka deklaruar se koronavirusi me origjinë nga qyteti kinez Wuhan nuk është i ndonjë rreziku të veçantë për Turqinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në panelin editorial të AA-së në Ankara, Koca theksoi se autoritetet turke do të izolojnë pacientët e ekspozuar ndaj sëmundjes që mbërrijnë në Turqi nga Kina.
Koca njoftoi se sot më vonë Ministria e Shëndetësisë do të zhvillojë një takim për vlerësimin e rrezikut mbi koronavirusin.
Jashtë Kinës, virusi ka prekur njerëzit në Tajvan, Japoni dhe Kore të Jugut.
Deri më tani, koronavirusi ka marrë jetën e 9 personave.
Pekini ka deklaruar se lloji i ri i koronavirusit nuk është ngjitës, por Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) nuk përjashton transmetimin e virusit në kushte të caktuara nga personi në person.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.