Zyrtare: Dardan Berisha nënshkroi për Cibonën e Zagrebit
Dardan Berisha , lojtari më i mirë i Ligës Ballkanike të Basketbollit (BIBL) për edicionin 2014/15, sot ka nënshkruar kontratën trevjeçare me klubin Cibona të Zagrebit

PRISHTINË (AA) – Dardan Berisha, lojtari më i mirë i Ligës Ballkanike të Basketbollit (BIBL) për edicionin 2014/15, sot ka nënshkruar kontratën trevjeçare me klubin Cibona të Zagrebit dhe kështu e ka përmbushur ëndrrën e tij fëmijërore, të luaj në klubin ku ka luajtur Drazhen Petroviqi, njëri ndër basketbollistët evropian më të mirë të gjitha kohëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Dardani në Cibonë kaloi nga Sigal Prishtina, me të cilën u shpall kampion në Ligën Ballkanike dhe në Superligën e Kosovës, ndërsa nga një burim i afërt me lojtarin, mësohet se nga kjo kontratë, për tri vitet e ardhshme ai do t’i fitoj rreth gjysmë milion euro.
Lojërat e mira dhe sukseset e arritura me Prishtinën, Dardan Berishës ja kanë siguruar jo vetëm kontratën e re me Cibonën, por edhe ftesën për tu kthyer në kombëtaren polake. Kështu, Dardanin sivjet do ta shikojmë në Eurobasket 2015 në fanellën e kombëtares polake, me të cilën kishte shkëlqyer në Eurobasketin 2011.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.