Sigal Prishtina kampione e Ligës ballkanike në Basketboll
Finalja e Ligës Ballkanike në Basketboll, Rilski – Sigal Prishtina 71:79 ( 26:22; 10:16; 16:19; 19:23)

PRISHTINË (AA) –Sigal Prishtina është kampione e re e Ligës Ballkanike në Basketboll (BIBL) pasi ka mposhtur skuadrën bullgare Rilski Sportist, në Samokov Arena, me rezultat 71:80.
Në sheshin Zahir Pajaziti në qendër të kryeqytetit të Kosovës, ku ishin tubuar rreth 5 mijë shikues për ta shikuar ndeshjen finale, atmosfera ishte e zjarrtë gjatë tërë kohës ndërsa, nw momentin kur dueli përfundoi dhe Sigal Prishtina fitoi titullin e kampionit, çdo gjë shpërtheu. Në mesin e qytetarëve, triumfin historik e përcolli edhe kryetari i Komunës së Prishtinws, Shpend Ahmeti, dikur basketbollist edhe vet i cili po ashtu shpërtheu nga gëzimi me këtë sukses të kaltër e bardhëve nga kryeqyteti kosovar.
Pas vetëm dy sezoneve, pasi që FIBA Evropa i kishte lejuar skuadrave kosovare pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare, bardh e kaltrit nga Prishtina fituan titullin e kampionit të BIBL-it dhe u bënë ekipi i parë në histori të basketbollit kosovar i cili ka triumfuar në ndonjë gare ndërkombëtare.
Pas fitores me rezultat të ngushtë 74:72, në ndeshjen e parë finale të Play Offit të Ligës Ballkanike në basketboll, të zhvilluar javën e kaluar në palestrën e stërmbushur në Prishtina, sonte si mysafire në Samokov të Bullgarisë, skuadra bardh e kaltër shkroi historinë e basketbollit kosovar, pikërisht në vitin kur Federata e Basketbollit e Kosovës u pranua në familjen botërore të basketbollit, në FIBA.
Deri tek triumfi historik, në ndeshjen e dytë finale, Sigal Prishtinën e udhëhoqi dyshja Hulls – Mavunga.
Plejmejkeri amerikan, Jordan Hulls sonte luajti ndeshjen e tij më të mirë në fanellë të Prishtinës dhe ishte koshashënuesi më i mirë me 22 pikë, kurse alo-qendra Julian Mavunga shtoi 16 pikë.
Nga ana tjetër për nikoqirët, Rilskin, Tony Gugino realizoi 25 pikë dhe Vernon Taylor shtoi 15 të tjera.
Një detaj të cilin duhet përmendur patjetër është suksesi i ikonës së klubit prishtinas, kapitenit Edmond “Edo” Azemit i cili gjatë karrierës së tij gati 20 vjeçare, në sirtarin e tij i ka grumbulluar të gjithë trofetë e mundshëm të garave vendore dhe i vetmi i cili i mungon ishte ky trofe internacional. Duke e fituar edhe këtë kup, Edo Azemi pa dyshim se bëhet basketbollisti më i trofeshëm i të gjitha kohëve në basketbollin kosovar.
Ndërsa, Dardan Berisha fundori i cili në fund të këtij edicioni flitet se do të kaloj në Cibonë të Zagrebit, ka arritur nj sukses tjetër, duke u shpallur MVP i Ligës Ballkanike për edicionin 2014/2015
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.