Sport, aktualiteti-sportiv, archive

Serbi – Shqipëri, ndeshja historike e kuqezinjve në Beograd

14.10.2014 - Përdıtësım : 14.10.2014
Serbi – Shqipëri, ndeshja historike e kuqezinjve në Beograd

PRISHTINË (AA) - Agon Fehmiu

Kanë mbetur edhe disa orë para fillimit të duelit historikë dhe të shumë përfolur, ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, në Beograd, pas gjysmë shekulli, raporton Anadolu Agency (AA).

Është ky takimi i parë ndërmjet këtyre dy kombëtareve që prej kohës kur shteti serb është pavarësuar nga ish-Jugosllavia. Në takimin e fundit, në kohën kur Serbia ishte pjesë e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, të zhvilluar para gati gjysmë shekulli, ishin jugosllavët ata që kishin triumfuar. Në vitin e largët 1967, më 15 maj,  në kuadër të Grupit 4 të kualifikimeve për evropianin 1968, Jugosllavia kishte mposhtur Shqipërinë në Tiranë me rezultat 0:2, ndërsa në ndeshjen e kthimit, të zhvilluar në Beograd, më 12 nëntor 1967, jugosllavët festuan sërish duke mposhtur kuqezinjtë me rezultat 4:0.

Sidoqoftë, ishte kjo koha kur reprezentacioni jugosllav përbëhej edhe nga lojtarë të Kroacisë, Sllovenisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Malit të Zi. Gati gjysmë shekulli më vonë, këto dy kombëtare po takohen sërish në kualifikime për kampionat evropian të futbollit, në kuadër të grupit I kualifikues. Kjo përballje ka ngritur interesimin e jashtëzakonshëm të medieve botërore për faktin se po takohen dy shtete të cilat, historikisht, nuk kanë raporte aspak miqësore. Lufta e fundit në Kosovë, ngjarjet historike në këto 150 vitet e fundit dhe gjithë ajo që edhe më tej po ndodh në marëdhëniet Kosovë-Serbi, ka shtuar tensionet në maksimum.

Së fundit, patëm ngritjen e tensioneve rreth ndalesës së prezencës së tifozëve shqiptarë në Beograd. Të shtunën, Federata Shqiptare e Futbollit, nëpërmjet një lajmërimi në ueb faqen e saj zyrtare, kishte njoftuar se kombëtarja kuqezi, nuk do ta ketë përkrahjen e Tifozëve Kuqezi (TKZ) në Beograd, pasi UEFA e ka marr këtë vendim, duke pasur parasysh raportet e dy popujve, me qëllim që t’i shmanget konfrontimit të dy grupeve të tifozëve.

Mendimi i shumicës së qytetarëve shqiptarë të Kosovës ishte se , vendimi i UEFA-së ishte marr si rezultat i ndikimit të politikës serbe dhe Federatës së Futbollit të Serbisë (FSS) e cila kishte luajtur një lojë “dinake” duke ia shtruar Federatës Shqiptare të Futbollit një kusht të pa precedent: identifikimin dhe regjistrimin e të gjithë tifozëve që do të udhëtojnë në Beograd. natyrisht, këtë gjë, FSHF e kishte refuzuar, duke e ditur mirë faktin se shteti serb ka instrumente të sigurisë të cilat pa kurrfarë problemi kanë mundur ta kontrollojnë udhëtimin e tifozëve kuqezi nëpër Serbi, në stadium dhe prapa, mirëpo ka munguar vullneti politik.

Pavarësisht kësaj, në rrjetet sociale, në Facebook por edhe në portalet kosovare, bëhet e ditur se grupi më ultras i tifozëve të Prishtinës, Plisat, kanë hyrë në territorin e Serbisë dhe në mënyrë alternative do të tentojnë të futen në stadium, pavarësisht nga fakti se mund të arrestohen. Sipas deklaratës së organeve të sigurisë të Serbisë, çdo tifoz shqiptarë i cili tenton të futet në stadium dhe shpalos simbole identifikuese shqiptare, do të arrestohet dhe ndaj tij do të merren masa ligjore. Anadolu Agency ka tentuar të kontaktojë me prijësit e Plisave, por telefonat e tyre ishin të fikur.

Por, nuk ishin vetëm Plisat ata që kanë postuar fotografi dhe po lajmërojnë prezencën e tyre në Serbi. Këngëtari kosovar, Korab Shaqiri, i biri i po ashtu këngëtarit të mirënjohur Ilir Shaqirit, në Facebook ka postuar fotografi dhe mesazhe se ka udhëtuar drejtë Serbisë për ta përkrahur Kombëtaren Shqiptare. Në një foto në Facebook, Korabi shihet duke e mbushur makinën me derivate dhe duke bërë “check-in” me porosi “Në mes të Beogradit! Po i mbushim rezervuarët se do ta djegim Serbinë”, ka shkruar Korab Shaqiri.

Sa i përket formacioneve të skuadrave, selektori i Shqipërisë, Di Biasi, të martën mbrëma kundër Serbisë pritet të luaj me sistem 4-4-2-1 dhe të startoi me 11-shen: në portë Berisha, në mbrojtje Hysaj, Cana, Mavraj dhe Agolli. Në mesfushë defanzive do të luajnë Xhaka, Abrashi dhe Kukeli. Në mesfushë ofensive do të jenë Rama, djathtas dhe Lenjani në anën e majtë kurse në krye të sulmit do të jetë golashënuesi i dyfishtë për Shqipërin në dy ndeshjet e para, qendërsulmuesi Balaj.    

Nga ana tjetër, për Serbinë, selektori Advocaat ka paralajmëruar këtë përbërje: Stojkoviç,Ivanoviç, Mitroviç, Nastashiç, Kolarov, Toshiç, Gudelj, Matiç, Markoviç, Tadiç dhe Gjorgjeviç.

SERBIA

1 Stojkoviç

6 Ivanoviç

13 Mitroviç

5 Nastashiç

11 Kolarov

7 Tosiç

8 Gudelj 

14 Matiç

21 Markoviç

10 Tadiç

9 Gjorgjeviç

 

Zëvendësimet

12 Rajkoviç

2 Maksimoviç

3 Tomoviç

4 Petroviç

15 Toshiç

16 Jojiç

17 Ignjovski

18 Lazoviç

19 Gjuriçiç

20 Mitroviç

22 Kuzmanoviç

23 Brkië

 

 

SHQIPËRIA

1 Berisha

4 Hisaj

5 Cana

15 Mavraj

7 Agolli

22 Abrashi

13 Burim

14 Xhaka 

2 Lila 

19 Balaj 

3 Lenjani 

 

Zëvendësimet

12 Shehi

6 Curri  Subbed

8 Shala

9 Kapllani

10 Rama 

11 Vila

16 Cikalleshi 

17 Meha

18 Salihi

20 Kaçe

21 Vajushi

23 Hoxha

 

Kualifikimet për Kampionatin Evropian “Franca 2016”

Grupi I

Serbi – Shqipëri

Stadium i Partizanit , Beograd

Fillimi 20:45

 

Gjyqtarët:

M. Atkinson- kryesor

M. Mullarkey dhe S. Child – ndihmës

P. Kirkup – gjyqtari i katërt

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın