Pep Guardiola pret mbështetjen e tifozëve përballë Galatasarayit
"Marc Guehi, Antoine Semenyo dhe Rodri nuk mund të luajnë. Nico, Savinho dhe John Stones nuk do të jenë gati. Është një listë e gjatë, por shpresoj që tribunat tona të na japin kurajë"
Londër
Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt, të cilët të mërkurën do të përballen në terren të brendshëm me Galatasarayin në UEFA Ligën e Kampionëve, tha se kanë nevojë për mbështetjen e tifozëve për të hyrë në tetëshen e parë, raporton Anadolu.
Në javën e fundit të fazës së ligës, ekipi nga Mançesteri do të presë Galatasarayin, ndërsa vëmendje tërheq numri i madh i futbollistëve të dëmtuar. Trajneri me përvojë u bëri thirrje tifozëve për mbështetje për të arritur fitoren ndaj ekipit të Bosforit.
Duke theksuar se shumë lojtarë nuk do të mund të luajnë përballë Galatasarayit, Guardiola tha: "Kemi nevojë për tifozët tanë. Marc Guehi, Antoine Semenyo dhe Rodri nuk mund të luajnë. Nico, Savinho dhe John Stones nuk do të jenë gati. Është një listë e gjatë, por shpresoj që tribunat tona të na japin kurajë".
Transferimet e reja të Manchester Cityt, Semenyo dhe Guehi, do të mund të luajnë në fazat eliminatore të Ligës së Kampionëve. Rodri, nga ana tjetër, u pezullua për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen kundër Bodo/Glimt.
Futbollisti kroat Josko Gvardiol, i cili mori lëndim në ndeshjen kundër Chelseat, e ka mbyllur sezonin. Futbollistët e tjerë të dëmtuar, Ruben Dias, Oscar Bobb dhe Mateo Kovacic, pritet t'i bashkohen ekipit në muajin shkurt.
Në ndeshjen që Manchester City fitoi 2-0 ndaj Wolverhamptonit, ylli norvegjez Erling Haaland, i cili u aktivizua më vonë nga Guardiola për ta pushuar, si dhe Bernardo Silva, që nuk luajti ndaj Bodo/Glimt për shkak të pezullimit, pritet të jenë në dispozicion.
Para javës së fundit të ligës, Manchester City renditet në vendin e 11-të me 13 pikë, ndërsa Galatasaray në vendin e 17-të me 10 pikë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
