Yunus Kaymaz
19 Janar 2026•Përditësim: 19 Janar 2026
Klubi i Premier Ligës angleze, Manchester City, ka përforcuar skuadrën me mbrojtësin anglez Marc Guehi, transmeton Anadolu.
Sipas njoftimit të klubit, është nënshkruar një kontratë 5,5-vjeçare me lojtarin 25-vjeçar që ishte pjesë e skuadrës së Crystal Palace.
Manchester City pagoi 20 milionë paund për Guehi-n, i cili ishte pjesë e akademisë së Chelsea-t dhe për të cilin edhe Liverpooli ishte i interesuar.
Në një intervistë për faqen zyrtare të klubit, lojtari anglez tha: "Ky transferim është kulmi i gjithë përpjekjeve që kam bërë për karrierën time. Tani jam te klubi më i mirë i Anglisë dhe pjesë e një skuadre të jashtëzakonshme lojtarësh".
Guehi sezonin e kaluar arriti të fitojë Kupën e Federatës me Crystal Palace.