Sport, archive

Ndeshjet eleminatore për Botërorin 2018, zbardhet kalendari i Shqipërisë

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar sot kalendarin e ndeshjeve që Shqipëria do të luajë brenda këtij grupi,

26.07.2015 - Përdıtësım : 26.07.2015
Ndeshjet eleminatore për Botërorin 2018, zbardhet kalendari i Shqipërisë

TIRANË (AA) - Shqiperia ka njohur dje kundershtarët e saj, per eliminatorët e Kampionatit Botëror Rusi 2018. Në Kostandinovsky Palace në Shën Peterburg, është hedhur shorti për eliminatorët e botërorit të ri, që do të zhvillohet në Rusi. Shqipëria, do të bëjë pjesë në Grupin G Eliminator të zonës së Europës së bashku me Spanjën, Italinë, Izraelin, Maqedoninë dhe Lihtenshtajnin.

Ndërkohë sot Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar kalendarin e ndeshjeve që Shqipëria do të luajë brenda këtij grupi, transmeton Anadolu Agency (AA). 

 

Këto ndeshje do të jenë si më poshtë: 

5 shtator 2016 ora 20:45 Shqipëri - Maqedoni

6 tetor 2016 ora 20:45 Lihtenshtajni - Shqipëri

9 tetor 2016 ora 20:45 Shqipëri - Spanjë

12 Nentor 2016 ora 20:45 Shqiperi - Izrael

24 Mars 2017 ora 20:45 Itali - Shqipëri

11 qershor 2017 ora 20:45 Izrael - Shqipëri

2 shtator 2017 ora 18:00 Shqipëri - Lihtenshtajn

5 shtator 2017 ora 20:45 Maqedoni - Shqipëri

6 tetor 2017 ora 20:45 Spanjë - Shqipëri

9 tetor 2017 ora 20:45 Shqipëri - Itali

Shqipëria, ka marrë pjesë për herë të parë në eliminatorët e Kampionatit Boteror Anglia 1966. Goli i parë në këto eliminatore është shënuar nga Robert Jashari, lojtar i njohur i Partizanit dhe kombëtares në Belfast në vitin 1965. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın