Sport, aktualiteti-sportiv, archive

Ndeshja Serbi-Shqipëri, CAS i jep 3 pikët Shqipërisë

Vendimi është konfirmuar për AA edhe nga zyrtari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Gazmend Mala.

10.07.2015 - Përdıtësım : 10.07.2015
Ndeshja Serbi-Shqipëri, CAS i jep 3 pikët Shqipërisë

TIRANË (AA) – Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka marrë vendimin në lidhje me ndeshjen Serbi-Shqipëri, ndeshje kjo e luajtur më 14 tetor 2014, duke i dhënë 3 pikët Shqipërisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Vendimi është konfirmuar për AA edhe nga zyrtari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Gazmend Mala. Me anë të një prononcimi të shurtër në linjë telefonike, ai konfirmon vendimin e CAS ku kjo e fundit i jep 3 pikë Shqipërisë në lidhje me ndeshjen në fjalë.

Ndërkohë më parë UEFA kishte marrë një vendim në favor të Serbisë. .

Nga ana tjetër vendimin e ka përshëndetur edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Në një postim në faqen e tij zyrtare, në Tëitter Rama shkruan: "Supeeeer! Ja ç' domethënë drejtësi europiane! 3 pikë për Kombëtaren kuqezi në Beograd.

Ndërkohë pritet një konferencë për mediat e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.

 

 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın