Sport, Koronavirusi

NBA, LeBron James del pozitiv ndaj COVID-19

"LeBron James ka hyrë në protokollet e shëndetit dhe sigurisë në NBA pasi rezultoi pozitiv me COVID-19", njoftoi Liga Amerikane e Basketbollit

Emre Aşıkçı  | 01.12.2021 - Përdıtësım : 02.12.2021
NBA, LeBron James del pozitiv ndaj COVID-19

Stamboll

Superylli i Los Angeles Lakers, LeBron James ka hyrë në protokollet e shëndetit dhe sigurisë në NBA pasi rezultoi pozitiv me COVID-19, njoftoi Liga Amerikane e Basketbollit (NBA), transmeton Anadolu Agency (AA).

“Lakers mësoi për situatën e James të martën në mëngjes', tha trajneri Frank Vogel dhe organizuan transportin për ta çuar atë në Los Angeles nga Sacramento, ku skuadra ishte për një ndeshje jashtë, theksohet në deklaratën e NBA-së.

Me rezultatin, James mund të qëndrojë jashtë terreneve të paktën 10 ditë nëse ai nuk kthen dy teste negative të PCR-së në 24 orë, shtoi ai.

James është lojtari i 17-të që ka hyrë në protokollet e shëndetit dhe sigurisë të NBA-së që nga fillimi i sezonit të rregullt.

Këtë sezon 36-vjeçari shënon mesatarisht 25.8 pikë, 5.2 kërcime dhe 6.8 asiste.

Pa LeBron-in, Lakers të martën mposhti Sacramento Kings me rezultatin 117-92.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın