Sport, basketball, archive

Në Madrid sot fillon Final Four Euroleague: Për finalen, Real - Fener dhe CSKA - Olympiakos

Në Madrid sot fillon faza përfundimtare e turneut basketbollistik të ligës Evropiane ku pas finales të së dielës do të dihet kampioni evropian për sezonin 2014/2015.

15.05.2015 - Përdıtësım : 15.05.2015
Në Madrid sot fillon Final Four Euroleague: Për finalen, Real - Fener dhe CSKA - Olympiakos

MADRID (AA) - Në Madrid sot fillon faza përfundimtare e turneut ligës Evropiane të basketbollit, ku finales së të dielës do të jetë i njohur kampioni evropian për sezonin 2014/2015, raporton Anadolu Agency (AA).

Në turneun final të këtij viti Euroleague Basketball përveç Real Madrid, pjesë është edhe Olimpiakos, CSKA Moskën dhe Fenerbahçe.

Sonte në ora 18 në gjysmëfinale do të takohen CSKA - Olympiakos, dhe në ora 21:00 Real Madrid - Fenerbahçe. Të dielën në ora 17:00 sipas programit do të jetë ndeshja për vendin e tretë, ndërsa ndeshja për finalen do të luhet  në ora 20:00.

Ndërkohë, klubet italiane deri më tani kryesojnë për nga numri i titujve të fituara, edhe te 13 herë, pasojnë spanjollët me 11 tituj, grekët 9, rusët 6 aq sa kanë edhe klubet izraelite. Ekipet kroate me pesë fitues të titullit, ato të Letonisë tre, ndërsa nga njëherë kampion ishin ekipe nga Gjeorgjia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Franca dhe Lituania.

 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın