Sport

Kualifikimet për Botërorin: Maqedonia e Veriut ndan pikët me Kazakistanin në Shkup

Ndeshjen e radhës në fazën e kualifikimeve Maqedonia e Veriut do ta zhvillojë si myssafir kundër Uellsit muajin e ardhshëm, duke ruajtur ende shpresat për kualifikim.

Shpetim Hiseni  | 13.10.2025 - Përdıtësım : 14.10.2025
Kualifikimet për Botërorin: Maqedonia e Veriut ndan pikët me Kazakistanin në Shkup Foto: Umeys Sulejman/AA

Shkup

Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut ndau pikët me barazim 1-1 me Kazakistanin në ndeshjen e zhvilluar në Shkup në kuadër të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2026, raporton Anadolu.

Pjesa e parë e ndeshjes në Arenën Kombëtare “Todor Proeski” në kuadër të Grupit J përfundoi pa gola.

Në pjesën e dytë, Kazakistani arriti të kalojë i pari në epërsi në minutën e 54-të, kur Dinmukhamed Karaman realizoi pas një goditjeje të saktë nga afër që përfundoi në rrjetën e Stole Dimitrievskit.

Pas golit, Maqedonia e Veriut shtoi presionin dhe arriti të barazojë në minutën e 74-të me anë të Enis Bardhit pas një goli nga distanca.

Në minutat e fundit, skuadra e trajnerit Bllagoja Milevski kërkoi me ngulm fitoren dhe dominoi ndeshjen në përgjithësi, por Kazakistani arrit të ruajë rezultatin, duke siguruar një pikë në transfertë.

Më këtë rezultat, Maqedonia e Veriut gjendet në vendin e dytë të Grupit J me 13 pikë, pas Belgjikës më 14 pikë dhe një ndeshje më pak. Në vendin e tretë gjendet Uellsi me 10 pikë dhe një ndeshje më pak, në të katërtin Kazakistani me 7 pikë dhe në fund Lihtenshtajni me asnjë pikë.

Ndeshjen e radhës në fazën e kualifikimeve Maqedonia e Veriut do ta zhvillojë si myssafir kundër Uellsit muajin e ardhshëm, duke ruajtur ende shpresat për kualifikim.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın