Sport

Kualifikimet për Botërorin 2026: Maqedonia e Veriut barazon 1-1 kundër Belgjikës në shtëpi

Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e belgëve, falë golit të shënuar nga Maxim De Cuyper në minutën e 29-të. Maqedonia reagoi në pjesën e dytë, duke rritur presionin dhe duke barazuar rezultatin me një gol të Ezgjan Alioskit në minutën e 86-të.

Shpetim Hiseni  | 06.06.2025 - Përdıtësım : 07.06.2025
Kualifikimet për Botërorin 2026: Maqedonia e Veriut barazon 1-1 kundër Belgjikës në shtëpi

Shkup

Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut në futboll ka barazuar me rezultatin 1-1 si vendas përballë Belgjikës në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026, raporton Anadolu.

Në ndeshjen e zhvilluar në Arenën “Todor Proeski”, Maqedonia e Veriut dhe Belgjika ndanë pikët pas një ndeshjeje me raste nga të dyja skuadrat.

Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e belgëve, falë golit të shënuar nga Maxim De Cuyper në minutën e 29-të. Maqedonia reagoi në pjesën e dytë, duke rritur presionin dhe duke barazuar rezultatin me një gol të Ezgjan Alioskit në minutën e 86-të.

Të dyja kombëtaret bëjnë pjesë në Grupin J të kualifikimeve, së bashku Uellsin, Kazakistanin dhe Lihtenshtajnin.

Aktualisht, Maqedonia e Veriut renditet e dyta në grup me 5 pikë pas Uellsit, i cili ka 7 pikë, të dyja me nga tri ndeshje të zhvilluara. Ndërkaq, Kazakistani gjendet në vendin e tretë me 3 pikë dhe dy ndeshje të luajtura, Belgjika e katërta me 1 pikë pas një ndeshjeje, ndërsa në vendin e fundit pozicionohet Lihtenshtajni me 0 pikë dhe tri përballje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın