Sport, basketball, archive

Kosova bëhet zyrtarisht anëtarja e 215-të e Federata Ndërkombëtare të Basketbollit

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) ka njoftuar zyrtarisht se Federata e Basketbollit të Kosovës është bërë anëtarja e 215-të e familjes botërore të basketbollit.

14.03.2015 - Përdıtësım : 14.03.2015
Kosova bëhet zyrtarisht anëtarja e 215-të e Federata Ndërkombëtare të Basketbollit

PRISHTINË (AA) – Të premten mbrëma, Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) ka njoftuar zyrtarisht se Federata e Basketbollit të Kosovës është bërë anëtarja e 215-të e familjes botërore të basketbollit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Vendimi të cilin e mori Komitetit Ekzekutiv i FIBA-së për të pranuar FBK-në si anëtare fuqiplotë, në masë të madhe vjen si rezultat i pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës nga ana e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, në dhjetor 2014, në përputhje me Nenin 3.7. të Kartës Olimpike” thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të FIBA-së.

Si rezultat i vendimit të FIBA-së, FIBA Evropa tashmë do të punojë në përfshirjen e ekipeve përfaqësuese të Kosovës në garat evropiane të cilat do të mbahen këtë verë.

Kështu, pas plotë 24 viteve, prej se basketbolli kosovar u pavarësua nga ai ish-Jugosllavia në vitin 1991 dhe për herë të parë në histori të këtij sporti, Kosova do të garojë zyrtarisht me flamur, stemë dhe himnin e vet të shtetit të pavarur, në të gjitha garat evropiane dhe botërore të FIBA-së, qoftë me klube apo reprezentacione.

Nga vjeshta e këtij viti,  pritet që klubet e basketbollit kosovar të luajnë në EuroChallenge derisa përfaqësuesja e Kosovës të marrë pjesë në kualifikimet për EuroBasket 2017 për meshkuj.

 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın