Sport, aktualiteti-sportiv, archive

Kombëtarja shqiptare U-19 e femrave në futboll humbet miqësoren e parë me BeH

Ndeshja mes ekipit U-19 të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe atij shqiptar për femra në futboll ka përfunduar me rezultatin 3:1

19.08.2015 - Përdıtësım : 19.08.2015
Kombëtarja shqiptare U-19 e femrave në futboll humbet miqësoren e parë me BeH

TIRANË (AA) - Kombëtarja e femrave U-19 në futboll e drejtuar nga trajneri Nevil Dede ka humbur në miqësoren e parë që ka luajtur ditën e martë në qendrën stërvitore të Zenices që shfrytëzon kombëtarja boshnjake. Kështu ndeshja mes ekipit U-19 të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe atij shqiptar për femra në futboll ka përfunduar me rezultatin 3:1, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ekipi boshnjak ka kaluar i pari në avantazh në minutën e 20. Federata Shqiptare e Futbollit konfirmon se në minutën e 45 vendasit kaluan përsëri në avantazh me ane te Ajla Pasaqiç. Në pjesën e dytë ka shënuar ekipi nga Shqipëria, gol i shënuar nga Ermelinda Shega në minutën e 51.

Në minutën e 87 ekipi i Bosnje dhe Hercegovinës ka shënuar golin e tretë, nga kapitenia e skuadrës, Andrea Grabenar.

Trajneri Nevil Dede u shpreh pas kësaj ndeshjeje se ishte një ndeshje e forte ku futbollistet shqiptare kanë bërë një paraqitje të mire, duke shtuar se ka aktivizuar futbolliste te reja për të vlerësuar gjendjen e tyre.

FSHF ka bërë të ditur se ndeshja e dytë miqësore do të luhet ditën e enjte (20 gusht) në orën 10:00 në të njëjtën qendër stërvitore.

 Trajneri Nevil Dede për këto dy miqësore ka grumbulluar këto futbolliste: Djellza Musa, Ardiona Raxhimi, Valbona Lipe, Anxhela Aliu, Merva Gerbeti, Esmerlada Franja, Mjalinda Kadolli, Mirsada Skutina, Desantina Koldashi, Paula Jaku, Endrina Elezaj, Elmedina Shega, Egzona Zeka, Ajdena Mustafaj, Ambra Gjrgji, Uendi Muja, Alma Hilaj, Valbona Popa dhe Greis Domi.  

 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın