Sport, aktualiteti-sportiv, archive

Kombëtarja shqiptare e femrave në futboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në Kroaci

Sipas FSHF-së, ndeshja e parë Kroaci-Shqipëri e kombëtareve të femrave do zhvillohet më 31 gusht 2015 ora 18:00, në stadiumin NK Belisce. Ndërsa ndeshja e dytë do të zhvillohet më 02 shtator ora 11:00 në stadiumin NK Olimpija

28.08.2015 - Përdıtësım : 28.08.2015
Kombëtarja shqiptare e femrave në futboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në Kroaci

TIRANË (AA) – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka bërë të ditur se kombëtarja shqiptare e femrave në futboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në Kroaci, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas FSHF-së, ndeshja e parë Kroaci-Shqipëri  e kombëtareve të femrave do zhvillohet më 31 gusht 2015 ora 18:00, në stadiumin NK Belisce. Ndërsa ndeshja e dytë do të zhvillohet më 02 shtator ora 11:00 në stadiumin NK Olimpija.

Sipas trajnerit të kombëtares shqiptare të femrave në futboll, Altin Rraklli, këto ndeshje do të shërbejnë për të kontrolluar gjendjen e grupit dhe për të aplikuar mënyrën e lojës të ekipit.  

Kujtojmë se kombëtarja shqiptare e femrave zhvilloi në datat 19 dhe 21 gusht 2015 dy ndeshje miqësore me homologen e saj turke në ë stadiumin “Loni Papuçiu” në qytetin e Fierit. Ndesha e parë u fitua  nga ekipi shqiptar, ndërsa takimin e dytë e fitoi kombëtarja e femrave në futboll e Turqisë.

 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın