Kombëtarja e futbollit gjerman mund të ketë kapitenin e parë me ngjyrë në historikun e saj
"Me të vërtet do të më jepte nder të madh të jem njeriu i parë me ngjyrë që do të mbaj shiritin e kapitenit të Gjermanisë", tha Boateng.

BERLIN (AA) - Lojtari mbrojtës i Bayernit të Munihut, Jerome Boateng, ka shprehur dëshirën që të jetë kapiteni i parë me ngjyrë i përfaqësueses Gjermane të futbollit, lajmëron Anadolu Agency (AA).
Kështu që edhe mediat gjermane shkruajnë se Jerome Boateng mund të jetë kapiteni i parë me ngjyrë si përfaqësueses i kombëtares të futbollit gjerman në historikun e saj.
Boateng ka lindur në Berlin, ndërsa me origjinë është nga Gana. Për Gjermaninë debutoi par pesë vitesh. "Me të vërtet do të më jepte nder të madh të jem njeriu i parë me ngjyrë që do të mbaj shiritin e kapitenit të Gjermanisë", tha Boateng.
Ky futbollist ishte pjesë e përfaqësues Gjermane e cila në Botërorin e këtij viti në Brazil u bë kampion. Kapiten i përfaqësueses Gjermane tani është Bastian Schweinsteiger, i cili në këtë pozitë ka trashëguar Philipp Lahm.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.