Klubi saudit Al Nasr transferon futbollistin portugez Joao Felix
- Në mediat britanike pretendohet se transferimi është realizuar për 30 milionë euro, me një tarifë transferimi që mund të rritet në 50 milionë euro me bonuse.

Istanbul
STAMBOLL (AA) - Klubi i Arabisë Saudite, Al-Nassr ka përfshirë në skuadrën e saj futbollistin portugez Joao Felix duke e transferuar atë nga Chelsea me një kontratë dyvjeçare, transmeton Anadolu.
Al-Nassr përmes një postimi nga media sociale njoftoi transferimin e 25-vjeçarit Felix.
Në mediat britanike pretendohet se transferimi është realizuar për 30 milionë euro, me një tarifë transferimi që mund të rritet në 50 milionë euro me bonuse.
Duke e filluar karrierën e tij te Benfica, Felix më parë iu bashkua Atletico Madridit për 126 milionë euro. Më pas ai kaloi në Chelsea për 52 milionë euro.
Sulmuesi portugez luajti 21 ndeshje dhe shënoi tre gola për Milanin, ku ishte i huazuar sezonin e kaluar.