Sport

Gjermania fiton kampionatin FIBA EuroBasket 2025 pasi mundi Turqinë

Spektakli në Arena Riga solli përballë dy kombëtare të pamposhtura, ku Alperen Sengun i Turqisë ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes me 28 pikë

Emre Aşıkçı  | 14.09.2025 - Përdıtësım : 14.09.2025
Gjermania fiton kampionatin FIBA EuroBasket 2025 pasi mundi Turqinë Foto: Esra Bilgin/AA

Stamboll

Gjermania është shpallur kampione e garës FIBA EuroBasket 2025 pas fitores ndaj Turqisë me rezultat 88-83, raporton Anadolu.

Spektakli në Arena Riga solli përballë dy kombëtare të pamposhtura, ku Alperen Sengun i Turqisë ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes me 28 pikë.

Çereku i parë përfundoi 24-22 në favor të Gjermanisë, por Turqia reagoi fuqishëm duke fituar çerekun e dytë me rezultat 24-16.

Duke e çuar në pushim me epërsi 46-40, kombëtarja turke vazhdoi momentumin e saj dhe dukej se nuk do të ndalej. Megjithatë, Gjermania u rikthye në çerekun e tretë me një seri 26-21.

Dennis Schroder regjistroi një ‘double-double’ me 16 pikë dhe 12 asistime për Gjermaninë. Isaac Bonga shtoi 20 pikë, ndërsa Franz Wagner kontribuoi me 18 pikë dhe tetë kërcime në fitoren e Gjermanisë.

Për ekipin turk, Cedi Osman shënoi 23 pikë, ndërsa Shane Larkin realizoi 13 pikë, gjashtë kërcime dhe nëntë asistime.

Adem Bona shtoi 12 pikë për kombëtaren turke.

Ndërkohë, për herë të dytë në historinë e kampionatit FIBA EuroBasket, Gjermania ngjitet në majë të podiumit.

Suksesi më i madh i Gjermanisë u shënua në vitin 1993 kur fituan titullin, ndërsa rezultati më i mirë i Turqisë ishte arritja në finale në vitin 2001.

Në një ndeshje tjetër sot, Greqia siguroi medaljen e bronztë me një fitore 92-89 ndaj Finlandës në një duel dramatik për vendin e tretë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.