Sport

Egnatia dhe Ballkani do të përballen me kundërshtarët e tyre në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës

Ekipet e Shqipërisë, Egnatia, Dinamo City si dhe ekipi i Kosovës, Ballkani do të përballen me kundërshtarët e tyre në kuadër të ndeshjeve të para të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës

Mutlu Demirtaştan  | 04.08.2025 - Përdıtësım : 04.08.2025
Egnatia dhe Ballkani do të përballen me kundërshtarët e tyre në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës

Stamboll

Ekipet e Shqipërisë, Egnatia, Dinamo City si dhe ekipi i Kosovës, Ballkani do të përballen me kundërshtarët e tyre në kuadër të ndeshjeve të para të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës UEFA që do të fillojë nesër, raporton Anadolu.

Në ndeshjet e para të raundit të tretë kualifikues të turneut të tretë më të madh të klubeve në futbollin evropian do të përfshihen 30 ndeshje nesër dhe të enjten, më 7 gusht.

Egnatia do të përballet të enjten më 7 gusht me Olimpia Lubjanën e Sllovenisë në orën 20:00, në të njëjtën ditë ekipi i Dinamo City do përballet me Hajduk Splitin e Kroacisë në orën 21:00 ndërsa ekipi i Kosovës, Ballkani do të luajë me Shamrock Rovers të Irlandës.

Pjesë e këtij turneu janë edhe ekipet turke ku Başakşehir do të pritet nga ekipi norvegjez Viking të enjten, më 7 gusht në orën 19:00 ndërsa Beşiktaş në të njëjtën ditë do të përballet me ekipin irlandez St. Patrick's në fushë kundërshtare në orën 20:45.

Ndeshjet e kthimit të ndeshjeve do të luhen më 13-14 gusht.

Orari për ndeshjet e para është si më poshtë:

Nesër :

20:45 Klaksvik (Ishujt Faroe) - Neman (Bjellorusi)

E enjte, 7 gusht:

18:00 Milsami (Moldavi) - Virtus (San Marino)

18:00 Aris Limassol (Administrata Greko-Qipriote) - AEK (Greqi)

18:00 Araz Nakhchivan (Azerbajxhan) - Omonoia (Administrata Greko-Qipriote)

18:00 Rosenborg (Norvegji) - Hammarby (Suedi)

18:00 Kauno Žalgiris (Lituani) - Arda (Bullgari)

18:30 Banik Ostrava (Çeki) - Austria Wien (Austri)

19:00 Riga (Letoni) - Beitar (Izrael)

19:00 Viking (Norvegji) - Başakşehir (Turqi)

19:00 AIK (Suedi) - Györi (Hungari)

19:00 Silkeborg (Danimarkë) - Jagiellonia (Poloni)

20:00 Olimpia Lubjanë (Slloveni) - Egnatia (Shqipëri)

20:00 Differdange (Luksemburg) - Levadia Tallinn (Estoni)

20:00 Vikingur (Ishujt Faroe) - Linfield (Irlanda e Veriut)

20:00 Sparta Pragë (Çeki) - Ararat (Armeni)

20:00 AZ Alkmaar (Holandë) - Vaduz (Lihtenshtajn)

20:00 Anderlecht (Belgjikë) - Sherif (Moldavi)

20:00 Polissya (Ukrainë) - Paksi (Hungari)

20:00 Levski Sofje (Bullgari) - Sabah (Azerbajxhan)

20:15 Lozanë (Zvicër) - Astana (Kazakistan)

20:30 Lugano (Zvicër) - Celje (Slloveni)

20:30 Ballkani (Kosovë) - Shamrock Rovers (Irlandë)

20:30 Universitatea Craiova (Rumani) - Spartak Trnava (Sllovaki)

20:45 Vikingur (Islandë) - Brondby (Danimarkë)

20:45 St. Patrick's (Irlandë) - Beşiktaş (Turqi)

21:00 Rapid Vjenë (Austri) - Dundee United (Skoci)

21:00 Hajduk Split (Kroaci) - Dinamo City (Shqipëri)

21:00 Larne (Irlanda e Veriut) - Santa Clara (Portugali)

21:00 Rakow (Poloni) - Maccabi Haifa (Izrael)​​​​​​​

21:00 Partizan (Serbi) - Hibernian (Skoci)



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.