Sport, aktualiteti-sportiv, archive

Andy Murray për çdo “ACE” që përfundon me AS do të dhurojë ë 78 dollarë për refugjatët

Muray, i cili këtë javë luan në gjysmë finalen e turneut prestigjioz Davis Cup, ka vendosur të jep donacion pas fotografisë së shumë refugjatëve që për çdo ditë mbërrijnë në vendet evropiane

17.09.2015
Andy Murray për çdo “ACE” që përfundon me AS do të dhurojë ë 78 dollarë për refugjatët

LONDËR (AA) - Tenisti britanik, Andy Murray deklaroi sot se për çdo "ACE" në fushë që do të përfundojë me AS gjatë ndeshjeve deri në fund të vitit do të dhurojë nga 50 paund (78 dollarë amerikanë) për të ndihmuar refugjatët në Evropë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Murray, i cili këtë javë luan në gjysmë finalen e Davis Cup-it, ka vendosur të jap donacion pas fotografisë së shumë refugjatëve që për çdo ditë mbërrijnë në vendet evropiane.

“Ndjej se doemos duhet t’i ndihmojë miliona fëmijëve dhe familjeve të tyre të cilët janë të detyruar të braktisin shtëpitë e tyre. Besoj se në këtë mënyrë do të kemi më shumë kënaqësi pas çdo servimi”, tha Marry.

Tenistit në aksionin humanitar do t’i bashkëngjitet njëri nga sponsorët e tij dhe Asociacioni i Profesionistëve të Tenisit dhe Federata Ndërkombëtare e Tenisit ku çdo servim që do të përfundojë me AS do të vlejë 200 paundë (311 dollarë).

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın