Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Kanada, rekomandohet rritja e kohës mes dy dozave të vaksinës

Qeveria federale kanadeze më parë njoftoi se 38 për qind e qytetarëve do të marrin dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19 deri në fund të muajit qershor

Gamze Türkoğlu Oğuz  | 04.03.2021 - Përdıtësım : 04.03.2021
Kanada, rekomandohet rritja e kohës mes dy dozave të vaksinës

Ankara

Komiteti Kombëtar i përbërë nga ekspertë të vaksinave në Kanada, rekomandoi për rajonet që kohën mes dy dozave të vaksinave për koronavirusin e ri (COVID-19) ta rrisin në 4 muaj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komiteti Kombëtar Këshillues i Vaksinave njoftoi se me rritjen e kohës në 4 muaj mes dy dozave, vaksinat e Pfizer-BioNTech dhe Moderna do të jenë injektuar tek 80 për qind e kanadezëve mbi 16 vjeç deri në fund të qershorit.

Duke bërë rekomandimin që dozat e dyta të bëhen në qershor me ardhjen e më shumë vaksinave, Komiteti njoftoi se në vend pritet të mbërrijnë 55 milionë doza në muajt korrik, gusht dhe shtator.

Sipas protokolleve aktuale në Kanada, koha mes dy dozave të vaksinave të Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca duhet të jetë 3 deri në 4 javë.

Pritet që shumë rajone në vend t'i përmbahen rekomandimit të Komitetit Kombëtar për Vaksinat.

Qeveria federale kanadeze më parë njoftoi se 38 për qind e qytetarëve do të marrin dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19 deri në fund të muajit qershor.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın