Turqia, Shëndetësi

Avionët ambulancë të Turqisë fluturuan në 53 shtete për 154 persona në pritje të shërimit

Këtë vit në Turqi janë transportuar me avionë ambulancë dhe janë trajtuar nga Ministria e Shëndetësisë 154 persona në nevojë për trajtim urgjent nga 53 shtete

Ahmet Sertan Usul  | 27.11.2021 - Përdıtësım : 28.11.2021
Avionët ambulancë të Turqisë fluturuan në 53 shtete për 154 persona në pritje të shërimit

Ankara

AHMET SERTAN USUL

Këtë vit në Turqi janë transportuar me avionë ambulancë dhe janë trajtuar nga Ministria e Shëndetësisë 154 persona në nevojë për trajtim urgjent nga 53 shtete, raporton Anadolu Agency (AA).

Turqia me avionët e saj ambulancë ka ofruar ndihmë për qytetarët në mbarë botën të cilët kanë pasur nevojë për shërbimin shëndetësor emergjent ose të cilët nuk kanë mundur të marrin trajtimin e nevojshëm në vendet ku janë ndodhur.

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e shërbimeve emergjente shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë, mësohet se avionët ambulancë janë vënë në shërbim për personat e sëmurë jashtë vendit për të cilët nuk ka qenë e mundur të transportohen në Turqi me rrugë tokësore ose detare.

Në avionët ambulancë ndodhen të gjitha pajisjet e nevojshme në mënyrë që trajtimi i personave të sëmurë të mos ndërpritet gjatë transportit. Këto ambulanca të cilat janë si një dhomë e lëvizshme e kujdesit intensiv sigurojnë mundësi për kryerjen e ndërhyrjes më të shpejtë për të sëmurët në rastet urgjente.

Ambulancat fluturuan në 5 kontinente

Këtë vit në Turqi janë transportuar dhe janë trajtuar 154 persona të sëmurë nga 53 shtete nga kontinentet e Evropës, Azisë, Afrikës, Amerikës Veriore dhe Jugore.

Vendet nga ku janë transportuar më shumë persona të sëmurë janë Qiproja turke me 14 persona, Kosova dhe Holanda me nga 10, Franca 7, Azerbajxhani dhe Libani me nga 6 persona.

Këto vende janë ndjekur nga Libia, Ukraina, Belgjika, Portugalia dhe Tanzania me nga 5 persona si dhe Gjermania, Kazakistani, Rusia dhe Irani me nga 4 persona.

Po ashtu me avionët ambulancë janë transportuar nga Rumania, Bosnjë e Hercegovina, Uzbekistani nga 3 persona, ndërsa Iraku, Bullgaria, Gjeorgjia, Somalia, Britania e Madhe, Serbia, Turkmenistani, Shqipëria, Omani, Hungaria, Moldavia, India, Maldivet, Mauritania, Kuvajti dhe Liberia me nga 2 persona.

Ndërkohë vendet nga ku është transportuar nga një i sëmurë janë Arabia Saudite, Egjipti, Afganistani, Xhibuti, Greqia, Kenia, SHBA-ja, Jordania, Zvicra, Sudani, Polonia, Kirgistani, Lituania, Algjeria, Gaboni, Senegali, Burkina Faso, Maroku dhe Guineja Ekuatoriale.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.