Shkencë dhe Teknologji, archive

Piratët e internetit nga e gjithë bota takohen në Spanjë

"Tashmë sot është shumë e vështirë të përcaktohet kuptimi i fjalës ‘Hacker’. Çdo kush mund ta përdorë këtë për veten e tij. Edhe ai që e kryen këtë në mënyrë profesionale edhe ai që e kryen për përfitime personale.."

29.04.2015 - Përdıtësım : 29.04.2015
Piratët e internetit nga e gjithë bota takohen në Spanjë

MADRID (AA) - Afërsisht 1 mijë e 500 piratë të internetit në një aktivitet, duke ardhur nga të katër anët e botës janë takuar në Madrid të Spanjës ku kanë diskutuar rreth çështjeve se si mund të jetë siguria më e mirë e kompanive dhe ajo e institucioneve publike në botën dixhitale dhe në çfarë kushtesh dhe rreziqesh ato ndodhen, raporton Anadolu Agency (AA).

Piratët të cilët kanë dhënë seminare në çështjet e sigurisë në sistemin e internetit dhe spiunazhin dixhital, ato gjithashtu kanë shprehur pikëpamjet se një person i cili dominon në botën e kompjuterit mund të përdorë këtë eksperiencë për spiunazh ose për përfitime personale dhe gjithashtu se janë të pranishëm edhe piratë të internetit të cilët mund të ofrojnë siguri për institucionet shtetërore dhe ato private.

Jesus Gonzalez, një nga piratët e internetit nga Spanja i cili ka marrë pjesë në seminar theksoi se ai me një kosto prej 100 dollarësh duke marrë pajisjet e nevojshme mund të ndërmarrë sulme kibernetike që mund të sjellin dëme serioze. Gonzales ka shtuar më tej se përveç këtyre e vetmja gjë e nevojshme është lidhja e internetit.

Një tjetër pirat i internetit, Antonio Ramos theksoi se akoma shumë kompani nuk bëjnë investimet e duhura për sigurinë kibernetike. Ramos shton më tej se "kjo ndodh sepse kompanitë këtë e vërejnë si shpenzim".

- Piratët punojnë edhe për sigurinë kombëtare-

Ndërsa pirati gjerman i internetit, Marc Heuse i njohur edhe me pseudonimin "Van Hauser" për gazetarin e AA-së duke u shprehur se është e vështirë të përcaktohet numri i piratëve në botë përmes internetit ai ka theksuar se: "Çdo kush mund të punojë për një qëllim të ndryshëm dhe përsëri çdo kush mund të ketë metodën e tij të punës".

Heuse më tej ka pohuar se: "Tashmë sot është shumë e vështirë të përcaktohet kuptimi i fjalës ‘Hacker’. Çdo kush mund ta përdorë këtë për veten e tij. Edhe ai që e kryen këtë në mënyrë profesionale edhe ai që e kryen për përfitime personale mund të përcaktojnë veten në këtë mënyrë".

Heuse i cili thekson se piratët e internetit në botë gjenden më shumë në Rusi, SHBA. Gjermani dhe Izrael tha se: "Këto vende punojnë shumë me piratët e internetit për siguritë kombëtare. Kur kam vajtur në Izrael konstatova se shumë prej këtyre piratëve këtu punonin për sigurinë kombëtare".

Ai ka theksuar se çdo kush dhe çdo institucion që dëshiron të ketë siguri dixhitale e ka të nevojshme një pirat të internetit dhe u shpreh se: "Një pirat i mirë i internetit në botën dixhitale mund të sigurojë të gjitha të dhënat që dëshiron. Është shumë e vështirë të kapen ata që punojnë veçanërisht për qëllime për sulme dhe pirateri. Ndërsa çmimet për punët e kryera variojnë në varësi të  madhësisë së punës".

 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın