Shkencë dhe Teknologji, archive

ALBtelecom dhe Eagle Mobile nisin shërbimet 4G/LTE në Shqipëri

Kjo kompani para dy vjetësh bëri testimet e para të kësaj teknologjie në Shqipëri, të cilat i ka konsideruar të suksesshme.

02.09.2015 - Përdıtësım : 02.09.2015
ALBtelecom dhe Eagle Mobile nisin shërbimet 4G/LTE në Shqipëri

TIRANË (AA) - ALBtelecom dhe Eagle Mobile, kanë lançuar shërbimet 4G/LTE në datën 1 shtator, pasi dita e martë ishte afati i vendosur nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) në Shqipëro për nisjen e këtyre shërbimeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kjo kompani para dy vjetësh bëri testimet e para të kësaj teknologjie në Shqipëri, të cilat i ka konsideruar të suksesshme. Duke u nisur nga fakti që çdo stacion 4G/LTE i kompanisë është i lidhur me fibra optike, kompania shprehet se do të ketë shpejtësinë më të lartë mesatare të internetit në vend.

Në një deklaratë të kompanisë theksohet se 4G/LTE advanced e ALBtelecom, që është dhe teknologjia më e mirë e kësaj gjenerate, do të ofrojë shpejtësi transmetimi të të dhënave mbi 6 herë më të lartë dhe teknologjia paraardhëse 3G.

Zëvendës drejtori i Përgjithshëm dhe drejtori i Grupit të Teknologjisë në kompani, Murat Çakmak, shprehet se falë shpejtësisë së lartë dhe cilësisë së shërbimit 4G-LTE, shërbimi TV në celular do të jetë një premium dhe unik në Shqipëri. 

“Përdoruesit do të shkarkojnë ALBtv për iPhone dhe Android në telefonat e tyre dhe do mund të shikojnë shumë kanale duke përfshirë sportet, pa konsumuar nga kuota e tyre e internetit. ALBtelecom do të ofrojë smartphone fantastikë për ata që duan të përmirësojnë telefonin e tyre në 4G që do të ofrohen në ofertë "- tha  Çakmak.

Kjo kompani është e vetmja në Shqipëri që ofron gamën më të gjerë të shërbimeve: telefoni fikse, internet fikse, telefonisë celulare  dhe internet broadband në celular, televizion IP dhe shërbime Cloud në një pikë të vetme. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın