Shëndetësi

Zhvillimi i fëmijës duhet të monitorohet 16 herë deri në moshën 6 vjeçare

Synimi kryesor në monitorimin e fëmijëve është parandalimi i kushteve që shkaktojnë sëmundjen duke i zbuluar ato prej më parë

Duygu Yener  | 14.04.2019 - Përdıtësım : 15.04.2019
Zhvillimi i fëmijës duhet të monitorohet 16 herë deri në moshën 6 vjeçare

Ankara

Për të siguruar zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve dhe për të parandaluar sëmundjet dhe paaftësitë, ata duhet të monitorohen 16 herë prej të cilëve 9 herë deri në moshën 1 vjeçare dhe 7 herë prej 1 deri në 6 vjeç.

Sipas të dhënave që Anadolu Agency (AA) ka përpiluar monitorimi i fëmijëve luan një rol të rëndësishëm në diagnostikimin, trajtimin dhe rehabilitimin e problemeve biologjike, psikosociale dhe zhvillimore.

Synimi kryesor në monitorimin e fëmijëve është parandalimi i kushteve që shkaktojnë sëmundjen duke i zbuluar ato prej më parë, në vend të mundimit për trajtimin e sëmundjes pasi të ndodh sëmundja.

Shkalla e parë e monitorimit të fëmijëve gjithashtu përbën bazën e shërbimeve të shëndetësisë dhe kujdesit të fëmijëve.

Qëllimi i monitorimit të fëmijëve të shëndoshë është ruajtja e shëndetit dhe reduktimi dhe parandalimi i vdekshmërisë foshnjore dhe fëmijëve, sëmundjeve dhe paaftësisë.

Fëmija nga mosha 1 vjeçare e deri në atë 6 duhet të paktën 7 herë të monitorohet. Ndërsa pas moshës 6 vjeçare gjatë moshës shkollore duhet të monitorohen një herë në vjet.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın