Politikë

Trump vlerëson presidentin e Sirisë, thotë se vendi po bashkohet

Presidenti amerikan tha se al-Sharaa ka qenë “shumë i mirë” edhe ndaj popullsisë kurde të vendit

Diyar Güldoğan  | 20.02.2026 - Përdıtësım : 20.02.2026
Trump vlerëson presidentin e Sirisë, thotë se vendi po bashkohet Foto: Kyle Mazza / AA

Washington

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, lavdëroi presidentin e Sirisë, Ahmed al-Sharaa, duke ia atribuar atij stabilizimin e vendit të shkatërruar nga lufta, raporton Anadolu.

Duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se al-Sharaa po bën “një punë fenomenale”.

“Ai është një njeri i fortë. Nuk është djalë kori. Një djalë kori nuk do ta bënte dot këtë, por Siria po bashkohet, vërtet po bashkohet mirë”, tha Trump.

Trump shtoi se al-Sharaa ka qenë “shumë i mirë” edhe ndaj popullsisë kurde të vendit.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın