Politikë

Presidenti Erdogan takohet me homologun rus Putin në Turkmenistan

Takimi u zhvillua në kryeqytetin Ashkabat në margjina të "Forumit Ndërkombëtar të Paqes dhe Besimit"

Zafer Fatih Beyaz  | 12.12.2025 - Përdıtësım : 12.12.2025
Presidenti Erdogan takohet me homologun rus Putin në Turkmenistan Foto: Doğukan Keskinkılıç / AA

Ashkabat

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u takua me homologun rus Vladimir Putin në Turkmenistan, raporton Anadolu.

Takimi u zhvillua në kryeqytetin Ashkabat në margjina të "Forumit Ndërkombëtar të Paqes dhe Besimit", i cili organizohet me rastin e shpalljes së vitit 2025 si "Viti Ndërkombëtar i Paqes dhe Besimit" nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dhe për të shënuar 30-vjetorin e statusit të neutralitetit të përhershëm të Turkmenistanit.

Në takim morën pjesë gjithashtu ministri i Jashtëm Hakan Fidan, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Alparslan Bayraktar, shefi i Shërbimit të Inteligjencës MIT, Ibrahim Kalin, shefi i Drejtorisë së Komunikimeve Burhanettin Duran, Këshilltari i Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Akif Cagatay Kilic, si dhe zëvendëskryetari i Partisë AK Halit Yerebakan.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.