Turqia, Politikë

Ministri i Jashtëm turk takohet me homologun pakistanez në Stamboll

Takimi midis ministrit Fidan dhe homologut pakistanez Ishaq Dar u zhvillua në kuadër të bisedimeve për Gazën, të cilat bashkojnë vendet muslimane për të diskutuar mbi armëpushimin

Fatma Zehra Solmaz, Riyaz Khaliq Khaliq  | 03.11.2025 - Përdıtësım : 03.11.2025
Ministri i Jashtëm turk takohet me homologun pakistanez në Stamboll Foto: Ahmet Serdar Eser / AA

Istanbul

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan u takua sot me homologun e tij nga Pakistani, Ishaq Dar në Stamboll, në kuadër të një takimi ministror mbi Gazën, raporton Anadolu.

Fidan dhe Dar pozuan për një foto përpara bisedimeve të tyre, sipas një postimi në llogaritë e mediave sociale të Ministrisë së Jashtme turke.

Takimi i nivelit të lartë mbi Gazën, i organizuar nga Fidan, filloi sot në Stamboll, duke mbledhur ministrat e Jashtëm të Indonezisë, Pakistanit, Arabisë Saudite dhe Jordanisë, si dhe përfaqësues nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Katari, për të diskutuar armëpushimin dhe situatën humanitare.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Pakistanit, Fidan dhe Dar shprehën "kënaqësi për trajektoren pozitive të marrëdhënieve dypalëshe Pakistan-Turqi".

"Ata riafirmuan angazhimin e tyre të përbashkët për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në sferat politike, ekonomike dhe të mbrojtjes", tha ministria në një deklaratë në kompaninë amerikane të mediave sociale X.

"Të dyja palët ranë dakord të vazhdojnë të punojnë së bashku për çështjen e Palestinës, veçanërisht për vendosjen e paqes së qëndrueshme në Gaza", thuhet në deklaratë duke shtuar se ata ranë dakord të "ruajnë një koordinim të ngushtë mbi çështjet rajonale dhe ndërkombëtare".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın