BALLKANI

Presidenti Begaj takon kryeministrin e Katarit

Takimi është zhvilluar në Doha të Katarit në kuadër të Samitit të Dytë Botëror për Zhvillimin Social

Fatjon Cuka  | 04.11.2025 - Përdıtësım : 04.11.2025
Presidenti Begaj takon kryeministrin e Katarit Foto: Presidenca e Shqipërisë

Tiranë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është takuar me kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, transmeton Anadolu.

Takimi është zhvilluar në Doha të Katarit në kuadër të Samitit të Dytë Botëror për Zhvillimin Social.

"Diskutimi ynë u përqendrua në thellimin e miqësisë dhe bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Katarit si dhe në avancimin e vizionit tonë të përbashkët për rritje gjithëpërfshirëse, drejtësi sociale dhe zhvillim të qëndrueshëm", ka shkruar Begaj në rrjetet sociale në lidhje me takimin.

Sipas Presidencës së Shqipërisë, samiti në Doha mblodhi udhëheqësit botërorë me synimin e veprimit dhe përmbushjes së detyrimeve për zhvillimin social dhe shmangien e pabarazisë sociale.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın