Politikë

Kryediplomati turk diskuton me homologun e tij azerbajxhanas mbi sulmin me dron në Nakhchivan

Burimet e Ministrisë së Jashtme turke thanë se gjatë telefonatës, u diskutua mbi sulmin që synonte Nakhchivanin

Asiye Latife Yılmaz  | 05.03.2026 - Përdıtësım : 05.03.2026
Kryediplomati turk diskuton me homologun e tij azerbajxhanas mbi sulmin me dron në Nakhchivan

Stamboll

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, në një telefonatë me homologun e tij azerbajxhanas, Jeyhun Bayramov, diskutoi të enjten mbi sulmin ndaj Nakhchivan, enklavës autonome të Azerbajxhanit, transmeton Anadolu.

Burimet e Ministrisë së Jashtme turke thanë se gjatë telefonatës, u diskutua mbi sulmin që synonte Nakhchivanin.

Telefonata vjen pasi Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit tha se enklava e saj u godit nga dronë të nisur nga Irani, ku njëri goditi ndërtesën e terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar Nakhchivan, ndërsa një tjetër ra pranë një ndërtese shkolle në fshatin Shakarabad.

"Ne i dënojmë fuqimisht këto sulme me dronë të nisura nga territori i Republikës Islamike të Iranit, të cilat rezultuan në dëmtime të ndërtesës së aeroportit dhe lëndime të dy civilëve", thuhet në deklaratë.

Autoritetet iraniane nuk kanë komentuar ende për incidentin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.