Bota

Kryediplomati turk diskuton zhvillimet rajonale me homologun armen

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij armen, Ararat Mirzoyan

Muhammet Tarhan  | 06.03.2026 - Përdıtësım : 06.03.2026
Kryediplomati turk diskuton zhvillimet rajonale me homologun armen

Ankara

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij armen, Ararat Mirzoyan, raporton Anadolu.

Sipas burimeve diplomatike turke, dy ministrat diskutuan zhvillimet në rajon, por nuk dhanë dhënë detaje të tjera.

Tensionet rajonale janë përshkallëzuar pasi SHBA-ja dhe Izraeli nisën një sulm në shkallë të gjerë ndaj Iranit javën e kaluar, duke vrarë liderin suprem iranian, Ali Khamenei dhe zyrtarë të lartë ushtarak. Sulmet ajrore kanë vazhduar pa ndërprerje.

Si përgjigje, Teherani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që synojnë Izraelin, si dhe vende të tjera në rajon, përfshirë ato që strehojnë baza të SHBA-së.

Azerbajxhani i bëri thirrje Iranit që të kërkojë falje pasi një sulm me dron kishte në shënjestër enklavën e tij Nakhchivan të enjten.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.